Clark: Komandantët lokalë vepronin të pavarur

Dëshmitari Wesley Clark, ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjatë paraqitjes së tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitet 1998–1999 nuk funksiononte si një ushtri e organizuar me zinxhir të qartë komandues, por si një strukturë e formuar nga grupe lokale të luftëtarëve që mbronin komunitetin e tyre.

Sipas Clarkut, komandantët e zonave nuk iu nënshtroheshin një autoriteti të vetëm dhe vepronin në bazë të përvojës së tyre të drejtpërdrejtë në luftë.

“Kuptova se ishte një organizatë në nivel të thjeshtë akoma. Njerëzit, mendoj unë, nuk ishte një ushtri e organizuar që kolonelët t’i jepnin urdhra kapitenëve dhe kapitenët t’i jepnin urdhra togerëve. Këta ishin luftëtarë të organizuar në nivel lokal të cilët ishin mbledhur së bashku për të mbrojtur komunitetin e tyre dhe bashkësinë e tyre dhe dikush nga jashtë po iu ndihmonte atyre që të merrnin armë, dikush ndoshta po iu ndihmonte që të bënin edhe stërvitje, por nuk ka qenë diçka që ka funksionuar së bashku.

Përshtypja ime ishte që pasi u fut NATO-ja aty, këta persona në fakt takoheshin me njëri-tjetrin, biseduan dhe nuk kishin nënshtrim ose respektim ndaj ndonjë autoriteti të caktuar. Këta njerëz ishin që thonin unë kam bërë pjesën time, kam rrezikuar jetën time dhe nuk të lejoj ty të me thuash që të bëjë këtë apo atë”, ka thënë Clark.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika