Gjermania heq kufizimet për eksportet e armëve në Izrael

Gjermania ka njoftuar se do të heqë kufizimet në eksportet e armëve në Izrael, duke përmendur një “armëpushim të stabilizuar” në Gaza dhe përparimin e fundit diplomatik në rajon.

“Vendimi hyn në fuqi më 24 nëntor dhe e kthen vendin në shqyrtim rast pas rasti të aplikimeve për eksport armësh në Izrael”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius.

Kornelius tha se qeveria e bazoi vendimin e saj në armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit që ka qenë në fuqi që nga 10 tetori dhe “është stabilizuar” në javët e fundit.

Ai gjithashtu vuri në dukje përpjekjet drejt një paqeje të qëndrueshme dhe rritjes së ndihmës humanitare në Gaza.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, urdhëroi kufizimet më 8 gusht, duke ndaluar miratimin e eksporteve të armëve që mund të përdoren në luftën e Gazës.

Vendimi erdhi në përgjigje të njoftimit të Izraelit për një ofensivë tokësore në shkallë të plotë dhe ndalimin e dërgesave të ndihmës në Gaza.

Ndryshe, eksportet e armëve të Gjermanisë në Izrael kanë qenë prej kohësh të diskutueshme dhe objekt i sfidave ligjore nga grupet e të drejtave të njeriut dhe banorët e Gazës.

Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (ECCHR), e cila mbështeti paditësit në veprimet e tyre ligjore, ka thënë vazhdimisht se autorizimi i Berlinit për eksportet e armëve në Izrael shkeli marrëveshjet ndërkombëtare që Gjermania nënshkroi, përfshirë Konventën e Gjenevës për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika