Dorëheqja e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të PDK-së është miratuar me shumicë votash nga delegatët e Konventës së 12-të të partisë.
Propozimi për miratim u paraqit nga deputeti dhe anëtari i kryesisë, Xhavit Haliti, i cili kërkoi që Konventa të votojë formalisht largimin e Krasniqit nga drejtimi i PDK-së, pas dorëheqjes së tij të njoftuar më 12 nëntor.
Delegatët e pranishëm votuan në favor të kërkesës, duke e bërë zyrtare përfundimin e mandatit të Memli Krasniqit, i cili sot mbajti edhe fjalimin e tij të fundit si kryetar.
Miratimi i dorëheqjes hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës.