Vetëm Bedri Hamza ka dorëzuar kandidaturën për udhëheqjen e PDK-së

Në Konventën e 12-të të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është konfirmuar zyrtarisht se vetëm Bedri Hamza ka paraqitur kandidaturën për postin e kryetarit të PDK-së.

Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve dhe dorëzimit të kandidaturave është mbyllur, dhe nga të gjitha emrat e përfolur ditëve të fundit, vetëm Hamza ka dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe ka fituar të drejtën për të garuar.

Kjo zhvillim e bën Hamzën kandidatin e vetëm zyrtar për ta udhëhequr partinë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij në krye të PDK-së nga delegatët e Konventës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika