Clark në Hagë: Nuk kam dijeni për rolin e Selimit, Veselit, Sylës e Bashotës

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, sot (e hëne), gjenerali Wesley Clark u pyet për rolin e Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit në periudhën e luftës.

Clark deklaroi se nuk ka dijeni për veprimtarinë e tyre konkrete, por konfirmoi se emrat e tyre i kishte dëgjuar më herët.

“Jo, por i kam parë emrat e tyre më përpara”, tha ai.

Clark u pyet gjithashtu për Azem Sylën dhe Sokol Bashotën, por tha se nuk ka njohuri as për ta.

Dëshmitari theksoi se është takuar tre herë me mbrojtjen e Hashim Thaçit për intervistimin dhe pranoi se nuk e di saktësisht se për çfarë krimesh akuzohen katër ish-krerët e UÇK-së.

Duke folur për një incident gjatë fushatës ajrore të NATO-s, Clark përshkroi një rast ku u godit një objekt i identifikuar gabimisht si bazë serbe, por që rezultoi të ishte pikë grumbullimi e kontrolluar nga ushtria ose MUP-i, ku ndodheshin civilë shqiptarë.

“Besoj që vramë rreth 80 civilë të pafajshëm”, tha ai, duke theksuar se goditja ndodhi si pasojë e informacionit të gabuar të ofruar nga terreni.

Clark pritet ta vazhdojë dëshminë edhe nesër.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika