Profesori Gëzim Qerimi, në një lidhje direkte në emisionin Five në RTV Dukagjini, ka vlerësuar fjalimin e kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza, duke theksuar se ai ishte një fjalim që “thërret për unitet dhe bashkëpunim”.
“Një fjalim përtej partisë politike. Vlerësoj se nuk ka bërë gabime të cilat janë të theksuara, duke pas parasysh se në Zgjedhjet Lokale, PDK ka dalë si forca numër një në vend, por gjithashtu edhe me asambleist”, tha Qerimi.
Ai shtoi se profili personal dhe publik i Hamzës ka ndikuar që partia të marrë një drejtim të ri:
“Duke pas parasysh figurën e Bedri Hamzës dhe opinionin pozitiv tek qytetarët, PDK ka vendosë që të përfaqësohet në një nivel tjetër, në lidershipin e saj”.
Sipas Qerimit, fjalimi i Hamzës përçon mesazhin e një udhëheqjeje konsoliduese, duke reflektuar ambicien e PDK-së për ta forcuar rolin e saj në skenën politike të vendit.