Hoxhaj në Konventën e 12 të PDK-së: Nuk pashë kushte të barabarta, prandaj s’garaova për kryetar të PDK-së

Gjatë fjalimit të tij në Konventën e PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se nuk ka marrë pjesë në garën për kryetar, pasi – siç tha – “nuk shoh kushte të barabarta” në këtë proces.

Ai theksoi se Konventa e PDK-së ka qenë gjithmonë një moment i rëndësishëm për vendin.

“Konventa e PDK’së ka qenë çdoherë një ngjarje e madhe për Kosovën. Po kur në konventë janë zgjedhje personalitet historike si Thaçi e Veseli, e ka vulos të kaluarën tonë të lavdishme të UÇK, luftën tonë për liri, por i ka dhanë drejtim edhe vendit”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxha shtoi se PDK qëndron mbi themelet e lirisë dhe pavarësisë dhe se dëshira e tij është që “Thaçi, Veseli, baca Jakup, Selimi të kthehen Kosovës”.

Tutje Hoxhaj theksoi se nuk e pa procesin e sotëm si të hapur dhe gjithëpërfshirës.

“Kam pas dëshirë që kjo konventë… të ishte një ngjarje demokratike. A mund të bëhet demokratike nëse do të shtyhej për një javë? Mendoj që mes kohës dhe kualitetit, ne duhet të vendosim për kualitetin”, deklaroi ai, duke shtuar se një garë cilësore do të ishte ajo me më shumë kandidatë.

“Sot nuk ka kushte të barabarta, nuk shoh proces të barabartë, dhe unë, si i tillë, nuk marr pjesë në këtë garë. Por do ta respektoj vendimin e juaj… Mbi të gjitha e dua Kosovën, e tani e dua UÇK’në, e tani dua PDK’në, e tani Hashimin e Kadrinë e secilin prej jush në këtë sallë”, përfundoi Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika