Nis dëshminë Wesley Clark, thotë se UÇK- ja përbëhej nga persona të vetorganizuar

Dëshmitari i shumëpritur gjenerali amerikan Ëesley Clark ka nisur dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se nuk e di konkretisht për çka akuzohen ata, por foli për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e për Hashim Thaçin, që sipas tij nuk kishte pozitë të komandantit ushtarak

“Good morning general..”

Pozitën më nuk e ka por Wesley Clark gjithë jetën do të njihet si i tillë – gjeneral.

Amerikani, ish-komandant suprem i NATO-s, ka nisur dëshminë në Dhomat e Specializuara për Kosovën, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Tek ka folur për takimin me Hashim Thaçin, ai tha se nuk kishte pasur pozitën e komandantit ushtarak gjatë luftës.

“U takova me zotin Thaçi njëherë, të dytë përpara se të fillojë fushata bombarduese. Ai ishte një prej personave më me autoritet, ishte më i riu. Më bindësi. Ishe personi që ishte veshur më mirë, ishte personi që kishte flokët në mënyrën më të përshtatshme. Meqë e kuptova, ai kishte jetuar në Zvicër, fliste gjermanisht. Nuk fliste shumë anglishte asokohe. Unë nuk flisja shumë gjermanisht dhe ishte e vështirë që të komunikonim me njëri-tjetrin. Por, ai nuk ishte komandanti ushtarak”, ka thënë Wesley Clark – Dëshmitar.

Clark është pyetur edhe për rastet e dhunës gjatë luftës, që pretendohet të jenë kryer nga UÇK-ja por që sipas dëshmitarit kjo nuk është e qartë.

“Unë nuk mendoj se zoti Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëz që kanë bërë akte të tilla. Së pari, nuk është e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja. Edhe po të ishte kështu, ajo është realizuar nga individë të caktuar”, ka thënë Wesley Clark – Dëshmitar.

Tutje Clark, i cili gjatë luftës në Kosovë, kishte qenë komandant suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ishte e organizuar dhe se komandantët e zonave nuk kishin nënshtrimin ndaj ndonjë autoriteti të caktuar.

Ai mohoi të ketë dëgjuar për shtabin e përgjithshëm UÇK-së.

“Këta ishin luftëtarë të organizuar në nivel lokal të cilët ishin mbledhur së bashku për të mbrojtur komunitetin e tyre dhe bashkësinë e tyre dhe dikush nga jashtë po iu ndihmonte atyre që të merrnin armë, dikush ndoshta po iu ndihmonte që të bënin edhe stërvitje, por nuk ka qenë diçka që ka funksionuar së bashku. Përshtypja ime ishte që pasi u fut NATO-ja aty, këta persona në fakt takoheshin me njëri-tjetrin, biseduan dhe nuk kishin nënshtrim ose respektim ndaj ndonjë autoriteti të caktuar. Këta njerëz ishin që thonin unë kam bërë pjesën time, kam rrezikuar jetën time dhe nuk të lejoj ty të me thuash që të bëjë këtë apo atë . Pra, nuk besoj dhe nuk kam besim në këtë”, ka thënë Wesley Clark – Dëshmitar.

Clark i cili është dëshmitari i fundit i propozuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, për tu dëgjuar në gjykatore në Hagë, tha se nuk e di saktë për çka akuzohen ish-krerët e UÇK-së.

Përveç Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuara, për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika