Clark vazhdon sot ditën e dytë të dëshmisë në Hagë

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Wesley Clark, sot vazhdon ditën e dytë të dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Clark nisi dëshminë dje, ku dha detaje mbi rolin e Thaçit gjatë periudhës së luftës.

Gjatë seancës së parë, Clark foli për takimet që kishte zhvilluar me Hashim Thaçin në Rambuje, duke theksuar se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak dhe se nuk kishte autoritet mbi grupet lokale të UÇK-së.

Ai deklaroi se “gabimet e të tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Thaçit”, duke nënvizuar se, sipas tij, Thaçi nuk ka pasur kontroll mbi persona që kanë kryer akte dhune.

Clark është dëshmitari i fundit i Mbrojtjes në këtë proces. Pas përfundimit të dëshmisë së tij të mërkurën, më 19 nëntor, gjykata do të mbajë konferencën për ecurinë e çështjes, e cila do të shënojë kalimin drejt fazës së përmbylljeve nga palët, para shpalljes së vendimit.

Ndërkohë, seanca e planifikuar për të premten, më 21 nëntor, është anuluar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika