Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me reshje shiu vende-vende.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 9–11 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1–5 m/s, duke bërë që kushtet atmosferike të jenë të ndryshueshme gjatë ditës.