Britania do të ndërtojë fabrika të reja municionesh për të rritur gatishmërinë për luftë

Britania do të ndërtojë një rrjet fabrikash të reja municionesh për të rritur gatishmërinë e saj për luftë, në një veprim që synon të rivendosë prodhimin vendas të eksplozivëve ushtarakë për herë të parë në gati dy dekada.

Sekretari i Mbrojtjes John Healey do të njoftojë të mërkurën planet për vende të reja të mundshme dhe të konfirmojë se ndërtimi i fabrikës së parë pritet të fillojë vitin e ardhshëm, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Qeveria në qershor ndau 1.5 miliardë paund ose 1.97 miliardë dollarë investime shtesë për municione dhe komponentë të lidhur me to.

Deri tani janë gjetur 13 lokacione të mundshme për ndërtimin e fabrikave teksa ndërtimi i parë pritet të ndodh vitin e ardhshëm.

Fabrikat do të prodhojnë municione, lëndë shtytëse, eksplozivë dhe piroteknikë për Ushtrinë Britanike dhe mbështetje për Ukrainën teksa priten të paktën 1,000 vende të reja pune.

Studime fizibiliteti të financuara për të nisur prodhimin me volum të lartë; puna e projektimit inxhinierik në fabrikën e parë është në proces.

Dy fabrika të reja dronësh hapen këtë javë në Anglinë Jugperëndimore si pjesë e marrëveshjeve të rritjes së mbrojtjes të mbështetura nga 250 milionë paund ose 328 milionë dollarë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika