Witkoff pritet të takohet përsëri me udhëheqësin e lartë të Hamasit

Emisari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, do të zhvillojë të mërkurën në Stamboll një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë të Hamasit të udhëhequr nga Khalil al-Hayya, për të diskutuar përpjekjet për ruajtjen e armëpushimit të brishtë në Gaza.

Lajmi është konfirmuar nga një diplomat arab për The Times of Israel, në një kohë kur dinamika mes SHBA-së, Izraelit dhe Hamasit mbetet jashtëzakonisht e ndërlikuar.

Ky do të jetë takimi i dytë midis Witkoff dhe Hayya-s, pas atij historik të 9 tetorit në Kajro, ku emisari amerikan dhe këshilltari kryesor i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, u ulën përballë negociatorëve të Hamasit vetëm disa orë para se të nënshkruhej marrëveshja e parë e armëpushimit.

Sipas burimeve, ndërhyrja e dy emisarëve u konsiderua vendimtare për finalizimin e marrëveshjes, duke u dhënë udhëheqësve të Hamasit garanci se SHBA-ja do ta mbante Izraelin të përkushtuar ndaj kushteve të marrëveshjes, për aq kohë sa edhe Hamasi do të respektonte detyrimet e veta.

Përpara mandatit të dytë të Trump, nuk ka pasur asnjë takim të njohur publikisht midis SHBA-së dhe Hamasit.

Por këtë vit, administrata ka ndërmarrë hapa të pazakontë, duke zhvilluar bisedime të fshehta në kuadër të përpjekjeve për lirimin e pengjeve, përfshirë ushtarin amerikano-izraelit Edan Alexander.

Takimet e fshehta në fillim të vitit u prishën kur emisari i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Ron Dermer, mësoi për to dhe i dekonspiroi në media, një lëvizje që çoi në kolapsin e bisedimeve në mars.

Megjithatë, kontakti mes palëve rifilloi në tetor, duke hapur një kanal të ri diplomatik që sot konsiderohet kritik për ruajtjen e armëpushimit.

Në një intervistë të përbashkët muajin e kaluar, Kushner zbuloi një moment të rrallë ndjeshmërie mes Witkoff dhe Khalil al-Hayya-s: të dy kishin humbur djemtë e tyre. Djali i Witkoff-it, Andrew, vdiq nga mbidoza e opioidëve në moshën 22-vjeçare, ndërsa djali i Hayya-s, Himam, u vra nga një sulm ajror izraelit më 9 shtator në Doha.

Sipas Kushnerit, ky shkëmbim shndërroi për një moment negociatat nga një proces strikt politik në një dialog mes dy baballarësh të goditur nga humbja, një element që, sipas tij, krijoi hapësirë për më shumë hapje dhe fleksibilitet.

Në takimin e së mërkurës, Witkoff pritet të rikthejë në tryezë kërkesën amerikane që Hamasi të çarmatoset. Ai ka deklaruar se udhëheqës të lartë të grupit kanë sinjalizuar gatishmëri për këtë gjatë takimeve të kaluara, deklaratë që Hamasi e ka mohuar publikisht, madje edhe këtë të martë, kur dënoi rezolutën e KS të OKB-së për krijimin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën pas luftës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika