Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinjë të Poshtme ka gjetur një predhë anti-tank dhe uniforma me emblema ushtarake serbe.
Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person dhe se hetimet për këtë rast kanë nisur, njofton Dukagjini.
“Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor.