Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, hapi sot seancën plenare,
Në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa opozita zgjodhi të mos marrë pjesë.
Sot janë paraparë të mbahen dy seanca, të thirrura me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.
E para, e cila nisi pak më herët, ka për qëllim krijimin e komisioneve parlamentare që i hapin rrugë shqyrtimit të buxhetit 2026 dhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
E dyta pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës dhe ka në fokus votimin për Qeverinë së re.
PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë deklaruar se do të marrin pjesë vetëm në seancën e dytë, ndërsa të parën e konsiderojnë të paqëndrueshme proceduralisht dhe politikisht.