Gruda: Kjo seancë është jokushtetuese, asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur Qeverinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është i vetmi nga partia që po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Gruda, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se ka ardhur për të sqaruar se pse PDK-ja nuk do të marrë pjesë në këtë seancë për çka u shpreh se e njëjta është e paligjshme dhe jokushtetuese, njofton Dukagjini.

Gruda, mes tjerash, u shpreh se asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seanca tjera përvec përzgjedhjes së Qeverisë.

“Unë kam ardhur në sallë për të përfaqësuar mendimin e Partisë Demokratike të Kosovës  dhe për të sqaruar se pse nuk marrim pjesë në seancë dhe pse kjo seancë nuk është kushtetuese – nuk e di nëse ka kuorum dhe janë 61 deputetë në sallë. Kjo seancë do të mbahet mend se të gjithë e dinë që është e paligjshme dhe jo kushtetuese – asnjë Kuvend nuk mund të mbaj seancë pa zgjedhur qeverinë. Nuk ka asnjë vend që lejon që kuvend të trajtoj çështje tjera përveç zgjedhjes së Qeverisë – midis konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë nuk lejohet që asnjë seancë mes kësaj të mbahet për asnjë çështje, Kjo është praktika e deritanishme parlamentare e Kosovës dhe kështu ndodh në të gjithë botën”, u shpreh Gruda.

Tutje, Gruda, u shpreh se komisionet parlamentare që janë pikë e rendit të ditës nuk mund të formohen pasi vendi ende sipas tij nuk e di se kush është pozita e kush opozita.

“Formimi i komisioneve parlamentare dhe miratimi i disa projektligjeve – si mund të formohen komisionet parlamentare kur nuk është definuar kush është pozita e kush opozita në këtë vend. S’ka Kosova pozitë dhe opozitë sot e s’mund të formohen komisione parlamentare. Qeveria jonë është në detyrë dhe jo në dorëheqje dhe kam nenin këtu ku thotë se qeveria në detyrë nuk mund të paraqes projektligje në Kuvend”, u shpreh Gruda.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika