Murati: Marrëveshjet ishin projektligje të sponsorizuara nga Presidentja, s’kishte arsye që të mos votoheshin

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me mungesën e ish-partive opozitare në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend dite ishin Planin e Rritjes së BE-së dhe tre marrëveshje me Bankën Botërore, të gjitha projektligje të sponsorizuara nga presidentja Vjosa Osmani.

Ai ka theksuar se vonesat mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta financiare për vendin, pavarësisht nga iniciativat e presidentes për të garantuar miratimin e marrëveshjeve.

“Në seancën e parë të thirrur sot, në rend dite kishim Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsej. Këto marrëveshje ishin projektligje të sponzorizuara nga Presidentja. Nuk kishte asnjë arsye legjitime që të mos votoheshin.

“Pra nëse për buxhet ishte arsyetimi që nuk duhet votuar buxhetin e sponzorizuar nga një qeveri në detyrë, tek marrëveshjet ndërkombëtare nuk qëndron fare ky arsyetim. Megjithatë, opozita fare nuk morri mundin të vinte në seancë, dhe kësisoj tash rrezikohet humbja e mbi 200 milionë eurove për shkak të vonesave”, ka shkruar Murati në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika