Cristiano Ronaldo me Trumpin në Zyrën Ovale

Cristiano Ronaldo ka tërhequr sërish vëmendjen në Shtetet e Bashkuara, duke marrë pjesë në një darkë ekskluzive në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga ish-presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump.

Ylli portugez i Al-Nassr, i njohur jo vetëm për arritjet e tij në futboll, por edhe për ndikimin ndërkombëtar, ishte mysafir nderi në një mbrëmje që mblodhi udhëheqës politikë, drejtues të kompanive të mëdha dhe figura të njohura globale.

Ndër të pranishmit ishin edhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, dhe CEO i Apple, Tim Cook. Sipas të pranishmëve, Ronaldo ishte qendra e vëmendjes dhe dominonte bisedat.

Para këtij takimi, Ronaldo kishte shprehur dëshirën për të biseduar me Trump mbi çështje globale dhe “si të kontribuojë në paqen botërore”.

Takimi i fundit, megjithatë, u zhvillua në një atmosferë më të relaksuar dhe personale gjatë darkës.

Trump nuk i kurseu fjalët e mira për yllin portugez, duke treguar edhe një histori që u bë virale:

“Djali im është fans i madh i Cristiano Ronaldos. Tani që ai është këtu, besoj se djali im më respekton pak më shumë pasi i prezantova. Faleminderit që jeni këtu, është një nder”, tha Trump me një buzëqeshje.

Prania e Ronaldos në evente të kësaj madhësie përforcon atë që ka qenë e qartë prej vitesh: Cristiano Ronaldo është shumë më tepër sesa një futbollist.

Ndikimi i tij shoqëror, shtrirja mediatike dhe ndikimi në sfera të ndryshme e bëjnë atë një nga figurat më të kërkuara në botë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika