Ariana Grande: Turneu i 2026-s, i fundit për shumë kohë

Ariana Grande ka bërë të ditur se turneu i saj i ri Eternal Sunshine, që nis verën e ardhshme, do të jetë i fundit “për një kohë shumë të gjatë”.

Këngëtarja amerikane tha se nuk e përjashton një rikthim në skenë në të ardhmen, por aktualisht është më e përkushtuar ndaj projekteve të tjera krijuese.

Grande nuk ka mbajtur koncert që nga turneu Sweetener World Tour në vitin 2019. Që atëherë, ajo është fokusuar në aktrim, duke marrë edhe nominim për Oscar për rolin e Glindës në filmin Wicked më herët këtë vit.

Ajo po promovon aktualisht vazhdimin Wicked: For Good, që pritet të dalë këtë javë.

E ftuar në podcastin e aktores Amy Poehler, Grande tha se vitet e ardhshme “do të duken shumë ndryshe” nga 10-15 vitet e fundit.

“Jam shumë e emocionuar për këtë turne të vogël,” deklaroi ajo.

“Por besoj që nuk do të ndodhë sërish për një kohë shumë, shumë, shumë të gjatë. Dua t’i jap gjithçka dhe të jetë diçka e bukur. Është si një ‘hurra e fundit’ – për tani.”

Ajo shpjegoi se vendimi vjen pas një periudhe të gjatë në të cilën është marrë vetëm me muzikë pop, ndërsa thotë se është rritur duke dashur muzikën e teatrit dhe komedinë. Sipas saj, për artin dhe shpirtin e saj, tani ka rëndësi ndjekja e projekteve që “ndihen të duhura në moment”.

Albumi i saj i fundit, Eternal Sunshine, doli në vitin 2024, por fansat ende nuk kanë pasur rastin ta dëgjojnë në koncert. Turneu i ri, me 41 data, do të jetë rikthimi i saj në skenë pas shtatë vitesh.

Grande do të performojë nga 6 qershori deri më 6 gusht në Amerikën e Veriut, ndërsa më pas do të mbajë një rezidencë me 10 shfaqje në O2 Arena të Londrës.

Turneu është dukshëm më i vogël krahasuar me treshin e fundit: Sweetener World Tour në 2019 kishte 101 koncerte, Dangerous Woman Tour në 2017 kishte 77, ndërsa Honeymoon Tour në 2015 kishte 88 shfaqje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika