Presidenca konfirmon, Osmani pret nesër përfaqësuesit e partive politike në takim

Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se nesër, e enjte, presidentja Vjosa Osmani do të takohet me përfaqësuesit e partive politike.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenca, për TV Dukagjinin në Debat Plus, dhe se takimi është planifikuar të mbahet në orën 10:30.

Kuvendi i Kosovës dështoi më 19 nëntor, e mërkurë, të miratojë Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqej nga Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 113 deputetë të pranishëm, 56 votuan pro, 53 ishin kundër dhe 4 abstenuan.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatit të parë të Albin Kurtit më 26 tetor.

Sipas Kushtetutës, nëse as mandatari i dytë nuk arrin të formojë Qeverinë, presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga shpallja.

Nesër është e mundshme që në takimin me partitë politike, presidentja Osmani me partitë politike të caktojë datën për zgjedhjet e reja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika