“Njeriu i së ardhmes” – Sot mbahet Konferenca Ndërkombëtare në Prishtinë për Ditën Botërore të Filozofisë

Departamenti i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, në bashkëpunim me Shoqatën e Filozofëve të Kosovës, organizojnë këtë vit Konferencën e XVI Ndërkombëtare me rastin e Ditës Botërore të Filozofisë.

Konferenca këtë vit mban titullin “Njeriu i së ardhmes”, duke u fokusuar në pyetjet dhe përgjigjet që lidhen me pozicionin e filozofisë në përballjen me sfidat e reja të kohës moderne.

Ajo synon të eksplorojë rolin e filozofisë dhe të mendimit kritik në kuadër të zhvillimeve shoqërore dhe teknologjike që ndikojnë jetën e njeriut sot.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe panelistë ndërkombëtarë, të cilët do të trajtojnë aspekte të ndryshme të temës së njeriut në epokën aktuale.

Konferenca do të mbahet sot, më 20 nëntor, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, kati 1, salla 101, ndërsa punimet do të fillojnë në ora 10:00 deri në orën 17:00.

Pjesëmarrësit mund të shikojnë posterin dhe agjendën e konferencës, të bashkëngjitura njoftimit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika