Një tren ekspres u përplas me një tren tjetër pasagjerësh në Republikën Çeke jugore të enjten, duke mbetur të lënduar dhjetëra persona, thanë zyrtarët.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Ceske Budejovice rreth orës 6:20 të mëngjesit, shkruan AP, transmeton Dukagjini.
Dy persona u lënduan rëndë, ndërsa rreth 40 pësuan lëndime të lehta, tha shërbimi rajonal i shpëtimit.
Trafiku midis Ceske Budejovice dhe qytetit të Plzen u ndal dhe nuk pritet të rifilloj punën deri në pasdite.
Ministri i Transportit Martin Kupka tha në X se aksidenti ishte ende nën hetim, por informacionet paraprake treguan se njëri nga trenat ka të ngjarë të ketë kaluar një sinjal në pozicionin e ndalimit.