Një person ka raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Policinë e Deçanit se i janë vjedhur 150,000 euro në shtëpinë e tij.
Rasti fillimisht është trajtuar nga Policia e Deçanit, ndërsa më pas është kaluar në kompetencë të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve.
Sipas Shkodran Nikçit, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, prokuroria ndodhet në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të dhënë autorizime për identifikimin e personit ose personave të dyshuar, si dhe për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
“Mbrëmë është raportuar një rast në Policinë e Kosovës, konkretisht në Policinë e Deçanit, se një personit i janë vjedhur 150,000 euro në shtëpinë e tij. Rasti fillimisht është trajtuar nga Policia e Deçanit, ndërsa më pas është kaluar në kompetencë të Drejtorisë Rajonale të Hetimeve. Në këtë rast, prokuroria ndodhet në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të dhënë autorizime për identifikimin e personit ose personave të dyshuar, si dhe për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, ka deklaruar Nikçi për Dukagjinin.