Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, bashkëkryetari i Listës Guxo, Faton Peci, ka deklaruar se mes datave të mundshme për zgjedhje, 28 dhjetori është më i favorshëm dhe më i përshtatshëm për qytetarët, diasporën dhe për menaxhimin e institucioneve.
Sipas Pecit, kjo datë do të lehtësojë pjesëmarrjen e qytetarëve jashtë vendit dhe do të mundësojë organizim më të mirë të procesit zgjedhor.
“Mes datës 21 dhe 28 dhjetor, ne kemi preferuar datën 28 – më e favorshme dhe më e përshtatshme për qytetarët, diasporën dhe për menaxhim më të mirë të institucioneve,” tha Faton Peci.