Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në takim me presidenten, Vjosa Osmani, kanë propozuar që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 21 dhjetor.
Haradinaj, mes tjerash, u shpreh se janë të përgatitur për zgjedhje dhe shkojnë vetëm në zgjedhje – pa koalicion, njofton Dukagjini.
“Sot u nënshkrua dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës nga ky takim fillon edhe koha për shpallejn e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në bazë të ligjit për zgjedhje data më se afmërmi është 30 ditë e më së largu 40 ditë nga sot”.
“Duke qenë se i është humbur shumë kohë Kosovës dhe ka akumulime të temave buxhetore kemi propozuar që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori – mendoj se në këtë mënyrë do të fitojmë një javë kohë vazhdimeve buxhetore pasi buxheti mund të funksionoj në janar dhe shkurt me 1/12 dhe qeveria në detyrë mund të përmbush disa obligime buxhetore si ndaj RTK-së dhe të tjera”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj, mes tjerash, ka shtuar se nuk do të kenë tolerancë për askënd që pengon krijimin e institucioneve.