Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit të mandatari të dytë, Glauk Konjufca, për të formuar Qeverinë e re.
Vendimi vjen menjëherë pas takimit me liderët e partive politike, ku është diskutuar situata pas dështimit të formimit të ekzekutivit dhe rruga drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit, duke hapur kështu rrugën për procesin zgjedhor të ardhshëm.
Faton Peci nga partia Guxo ka deklaruar se partia e tij preferon që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, për të lehtësuar përgatitjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt.
Nga ana tjetër, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij synon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor dhe se do të garojë e vetme në procesin zgjedhor.
Nis takimi i Osmanit me liderët partiakë për datën e zgjedhjeve