PDK: Data e zgjedhjeve duhet të garantojë transparencë, jo vështirësi dhe dyshime në proces

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se caktimi i datës së zgjedhjeve duhet të bëhet duke garantuar integritetin, transparencën dhe besueshmërinë e plotë të procesit zgjedhor.

Sipas një njoftimi, PDK-ja konsideron se propozimi që zgjedhjet të mbahen në të dielën e fundit të vitit, siç u kërkua në takimin me presidenten e vendit nga partitë që nuk arritën t’i krijojnë institucionet e reja, paraqet sfida serioze që rrezikojnë organizimin efikas të zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, njofton Dukagjini.

“Së pari, mbajtja e zgjedhjeve vetëm pak ditë para ndërrimit të motmoteve krijon vështirësi të mëdha për organizimin e tyre nga KQZ-ja, veçanërisht në fazën e numërimit dhe verifikimit të rezultateve. Këto procese i bie të zhvillohen në ditë festive e zyrtarisht ditë pushimi, duke rrezikuar kështu efikasitetin e punës dhe cenuar besimin e qytetarëve. Së dyti, fundviti karakterizohet nga angazhimi i reduktuar i misioneve ndërkombëtare dhe mungesa e vëzhguesve që tradicionalisht garantojnë transparencë dhe legjitimitet në procesin zgjedhor. Kjo krijon një hendek serioz në monitorimin e zgjedhjeve”.

“Së treti, zgjedhjet në fundvit rrezikojnë të rezultojnë me pjesëmarrje të ulët, pasi që shumë qytetarë janë të angazhuar me udhëtime dhe aktivitete familjare në prag të festave”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Tutje, PDK kërkon që vendosja e datës së zgjedhjeve të udhëhiqet nga parimet e neutralitetit institucional, transparencës dhe garantimit të një procesi të drejtë e gjithëpërfshirës. Vetëm përmes një qasjeje të tillë sigurohet mbajtja e zgjedhjeve pa pengesa dhe me besim të plotë nga qytetarët dhe të gjitha subjektet politike.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika