Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës 28 dhjetor si ditë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në një postim në Facebook, Kurti thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve dhe përgatitjeve të duhura të institucioneve për një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.
“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim”, ka shkruar Kurti.