Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka njoftuar se nga e hëna do të nisë greva e përgjithshme ditore në Radio Televizionin e Kosovës.
Greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00 dhe do të përfshijë të gjithë punonjësit, në të gjitha sektorët, përfshirë redaksinë, administratën, financat, arkivin, teknikën dhe produksionin.
Sindikata thotë se kjo masë vjen pas kërkesash të injoruara dhe pagash të bllokuara, duke rrezikuar funksionimin e institucionit. SPERTK kërkon nga menaxhmenti i RTK-së të marrë vendim për mosmbulimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor, përndryshe paralajmëron bojkot të plotë nga stafi.
Përveç grevës, sindikata njofton edhe një protestë para Qeverisë, për të kërkuar ndërhyrje urgjente.