43 mijë shtëpi përmbyten nga shiu në Vietnam, 16 persona të vdekur

Shi i pandërprerë ka goditur Vietnamin jug-qendror që nga fundi i tetorit dhe destinacionet e njohura të pushimeve janë goditur nga disa raunde përmbytjesh, ku autoritetet thanë të enjten se të paktën 16 persona mbetën të vdekur.

Blloqe të tëra qyteti u përmbytën në bregdetin Nha Trang, një vend turistik i njohur për plazhet e tij të pastra, dhe qindra makina ishin nën ujë të enjten, shkruan AFP, transmeton Dukagjini.

Ekipet e shpëtimit duke përdorur varka në provincat qendrore Gia Lai dhe Dak Lak hapën dritare dhe çati për të ndihmuar banorët e bllokuar nga uji që kishte arritur nivel shumë të lartë të mërkurën.

Të paktën 16 persona mbetën të vdekur që nga fundjava, ndërsa kërkimi po vazhdon për pesë të tjerë, tha ministria e mjedisit të enjten.

Më shumë se 43,000 shtëpi u përmbytën, ndërsa disa rrugë kryesore mbetën të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika