Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapje të Samitit të Liderëve Rajonalë që po mbahet në Tiranë, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor po dëshmojnë çdo ditë gatishmërinë e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.
Ai theksoi se rajoni nuk kërkon favore, por po sjell rezultate, reforma dhe kontribut konkret për forcimin e kontinentit.
“Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe për të ofruar mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjë. Ne nuk po lutemi për të hyrë në Bashkimin Europian. Nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati. Po japim rezultate dhe më lini që ta them në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Sa i takon pjesës së konvergjencës, me konvergjencën e Ballkanit Perëndimor Europa bëhet më e fortë. Në qoftë se Ballkani Perëndimor është stanjacion atëherë Europa bëhet më e dobët. Nuk ka variant të një Europe më të fortë me një rajon të dobët ballkanik në mes të saj.
Dua ta përmbyll duke ju thënë qytetarëve tanë, nuk po ecim drejt Europës me duart bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë. Po ecim me rezultate të arritura, me reforma të realizuara, me investime të siguruara, me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap dhe ne do të vazhdojmë të ecim përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë në Bashkimin Europian jo si të ftuar, por si kontribuues për sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e tij e padyshim si kontribuues të sigurisë së sepse të gjithë e dinë, e Marta e di edhe më mirë, që për sigurinë tuaj zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë dhe për sigurinë e Europës. Zgjidhni ballkanasit. Ne mund të jemi truprojat e Europës dhe më pas Europa do të ndihet më e sigurt, shumë e shumë më e qetë në gjuhën e saj”, ka thënë Rama,