Kurteshi i VV-së voton kundër certifikimit të rezultateve për komunat me shumicë serbe

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi, nuk votoi për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të komunave të Kosovës.

Gjatë mbledhjes së mbajtur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kurteshi tha se është kundër Listës Serbe për shkak të ndikimeve.

“Unë i dëgjova të gjitha, meqenëse kemi bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkak të dyshimeve për presione, ndikime dhe kërcënime nga Lista Serbe, sidomos në Kllokot, ku kandidati është detyruar të tërhiqet dy-tri ditë para zgjedhjeve. Unë votoj kundër certifikimit për komunat ku Lista Serbe është me shumicë të votave. Siç kam qenë për të tjerat, jam për, por për Listën Serbe jam kundër dhe votoj kundër”, tha ai.

Ndërsa Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e hodhi në votim certifikimin e rezultateve për Listën Serbe në komunat e Kosovës, ndërsa anëtarët tjerë votuan për.

“Për komunat serbe janë 9 vota, ndërsa për komunat tjera janë 11”, tha Radoniqi.

Kurteshi ishte dhe kundër certifikimit të Komunës së Kllokotit, meqenëse  sic thotë ai, Sreqko Spasiqin me derektiva të Serbisë u largua nga gara e balotazhit të dytë, e më pas Qeveria e Serbisë e emëroi kryetar të komunës paralele serbe të Vitisë në Kosovë.

“Në Kllokot është rasti eklatant, dhe përfshirja e drejtpërdrejt e shtetit të Serbisë duke detyruar kundërkandiatin të heq dorë për raundin e dytë, e duke e emëruar manje në komunën paralele”, tha ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika