Institucionet kapin 120 kg drogë në një autobus, arrestohet shoferi

Rreth 120 kilogramë drogë të konfiskuara dhe një person i arrestuar është bilanci i një aksioni të Doganës në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, ndjekjes dhe inteligjencës. Droga e llojit marihuanë u kap në një autobus që kishte hyrë nga Shqipëria dhe kishte brenda vetëm shoferin.

Rreth 120 kilogramë drogë të llojit marihuanë janë kapur në një autobus që kishte hyrë nga Shqipëria në Kosovë, mëngjesin e së premtes.

Krahas konfiskimit të kësaj sasie të drogës, aksioni i Doganës në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, ndjekjes dhe inteligjencës rezultoi me arrestimin e vozitësit të autobusit.

“Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndalur një autobus në Autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë. Mjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë. Gjatë kontrollit, përfshirë përdorimin e qenve nuhatës – të dhuruar nga organizata gjermane GIZ – si dhe pajisjeve profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së ShBA-së, është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

I arrestuari dyshohet për kryerjen e veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg. Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Mjeti i destinuar për bartjen e udhëtarëve, por që u përdor për transport droge qëndroi për disa orë në terminalin doganor në Prishtinë – ku zyrtarët e shtetit kryen shikimet dhe hetimet e nevojshme.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika