Lirohet nga burgu në Serbi ish-polici kosovar, Arbnor Spahiu

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, është liruar nga burgu në Serbi.

Burime të Dukagjinit bëjnë të ditur se Spahiu tashmë gjendet në territorin e Kosovës.

Ish-polici Spahiu është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se Spahiut autoritetet e drejtësisë në Serbi i shqiptuan masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimet se ka kryer “vrasje të rëndë”.

Dyshimet me ndalimin e tij lidhen me incidentin në Banjskë, ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Megjithatë, Spahiu atëkohë nuk ka qenë pjesëtar i policisë  pasi ai kishte dhënë dorëheqje vullnetare në vitin 2022 nga Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika