Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë.

Ajo nisi garën me një fitore bindëse në xhiron e dytë, ku mposhti italianen Dora Pallai me dy Wazaari. Në çerekfinale, Zijade triumfoi ndaj serbes Andjela Simic falë tri dënimeve që çuan ndeshjen në Ippon, ndërsa në gjysmëfinale fitoi sërish, këtë herë kundër italianes India Serafini.

Megjithëse zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë ditës, në përballjen finale për medaljen e argjendtë Zijade u mposht me Ippon nga italianja Giulia Sorelli.

Pavarësisht kësaj humbjeje, Enise Zijade konfirmoi edhe një herë talentin dhe nivelin e lartë të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika