Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për dyshimin se ka kryer vepra penale të “Vrasjes së rëndë në tentativë” dhe “Mbajtjes së paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, më 17 tetor 2025, rreth orës 00:10, në banesën e tij në Prizren, B.G. ka sulmuar me thikë bashkëshorten M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime serioze të organeve të brendshme.
Gjithashtu, ai ka sulmuar vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime të rënda në zonën e krahërorit dhe barkut.
Lëndimet janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24 nëntor 2025.
“Sipas aktakuzës, më datë 17.10.2025, rreth orës 00:10min, në banesën familjare në Prizren, pas një konflikti të çastit me motive xhelozie, i pandehuri B.G., e sulmon me thikë me gjatësi tehu prej 13 cm, bashkëshorten M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime serioze të organeve të brendshme. Gjithashtu, i pandehuri e godet me thikë edhe vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime të rënda në zonën e krahërorit dhe barkut. Lëndimet e shkaktuara ndaj të dy viktimave janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24.11.2025”, thuhet në njoftim.
Prokurori ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.