Shtëpia e Bardhë mbështet Izraelin pas vrasjes së shefit ushtarak të Hezbollahut në Bejrut

Anëtarët e Hezbollahut mbajnë arkivolin e shefit të shtabit ushtarak të grupit terrorist, Haytham Tabatabai, gjatë procesit mortor në një periferi jugore të Bejrutit, Liban, më 24 nëntor 2025.(AP)

Shtëpia e Bardhë ka shprehur mbështetje të plotë për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, një ditë pas sulmit ajror të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në Bejrut, ku u vra shefi i shtabit ushtarak të Hezbollahut, Haytham Ali Tabatabai.

Deklarata u bë të hënën nga sekretarja e shtypit e Presidentit amerikan Donald Trump, Karoline Leavitt, gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë godinës presidenciale.

Leavitt tha se nuk kishte biseduar drejtpërdrejt me presidentin për goditjen specifike, por theksoi se “presidenti e mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe për të eliminuar çdo kërcënim terrorist në rajon”, shkruan Times of Israel.

Sipas raportimeve të Channel 12 në Izrael, Uashingtoni kishte dijeni prej disa ditësh se Izraeli planifikonte të përshkallëzonte sulmet ndaj Hezbollahut, por nuk ishte njoftuar paraprakisht për eliminimin e Tabatabait. Ky i fundit ishte shpallur terrorist nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe më 2016 ishte sanksionuar zyrtarisht, ndërsa Thesari Amerikan kishte vënë një shpërblim prej pesë milionë dollarësh për informacion rreth tij.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi menjëherë pas konfirmimit të vrasjes, duke e përshkruar Tabatabain si njeriun që po udhëhiqte përpjekjet e Hezbollahut për t’u riarmatosur.

“Israeli nuk do të lejojë që Hezbollah të rindërtojë fuqinë e tij”, deklaroi ai, duke shtuar se zyrtari i lartë i grupit shiit ishte “një vrasës masiv me gjak izraelitësh dhe amerikanësh në duar”.

Netanyahu tha gjithashtu se pret që qeveria libaneze të zbatojë detyrimin e saj për çarmatimin e Hezbollahut, si parakusht për sigurinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Libanit.

Izraeli njoftoi të dielën se Tabatabai u vra në një sulm të saktë ndaj një ndërtese në lagjen jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut. Lajmi u konfirmua më vonë nga vetë organizata. Tabatabai konsiderohej figura e dytë më e fuqishme e grupit pas sekretarit të përgjithshëm Naim Qassem.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika