Nga gjiri i popullit shqiptar dolën shumë atdhetarë të kohës, të cilët nuk kursyen mundin e as jetën për kauzën tonë të drejtë kombëtare.
Një personalitet i ndërruar që meriton të shkruhet për të, është edhe Hazir Sylë Kelmendi nga Ruhoti i Pejës.
Ai bashkë më shumë atdhetarë tjerë e përjetoi dhe e mbijetoi masakrën e Tivarit.
Hazir Kelmendi u lind në vitin 1925 në një familje malësorësh në Haxhajt e Rugovës, e pastaj jetoj në Ruhot së bashku me familjen e tij Kelmendi.
Qysh në moshën e re u mobilizua pa vullnetin e tij, në aradhet partizane, pikërisht në vitin 1945, për të shkuar këmbë nga Kosova nëpër Shqipëri e deri në Tivar, aty ku u zhvillua masakra më e madhe dhe më e dhembshme mbi shqiptarët e pafajshëm.
Haziri ishte pjesëmarrës dhe dëshmitar i gjallë I kësaj masakre famëkeqe bashkë me disa bashkëvendës të tij, të cilët vetëm fija e flokut I ndante nga jeta dhe vdekja, por të cilët megjithatë shpëtuan disi.
Ai rrëfente momente tepër trishtuese nga kjo masakër e bërë nga barbarët serbo-malazez të cilët vranë afër 4000 mijë shqiptarë.
Vuajtjet dhe torturat vazhduan prapë mbi supet e bacit Hazirit siq e thërrisnin të gjithë ata që e njohën, kur aksioni famëkeq i armëve i udhëhequr nga kryekrimineli Rankoviq rrahu, persekutohej, burgosi më mija shqiptarë të pafajshëm.
Këtë fat të keq e pati edhe Hazir Kelmendi të cilin e rrahën për pesë ditë radhazi çetnikët e Rankoviqit.
Por, ai gjithmonë qëndroi burrnisht.
Ai e mbijetoi edhe këtë torture çnjerëzore, për ta vazhduar jetën duke I rritur dhe shkolluar fëmijët e vet në frymën njerëzore dhe atdhetare.
Ishte i urtë, i dashur për të gjithë.
Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë më 27 nëntor nën përkujdesjen e madhe të djemve të tij, në Ruhot dhe në Esen të Gjermanisë.
Jeta dhe vepra e tij janë krenaria e familjes atdhetare Kelmendi nga Ruhoti dhe është vet lavdija e saj.
I qoftë lehtë dheu I Republikës së Kosovës të cilën e deshti aq shumë…