Ukshini: Sikur është një betejë se kush do të dalë i dyti – ish-opozita po reflekton para zgjedhjeve

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke theksuar se për momentin duket sikur partitë ish-opozitare janë të fokusuar më shumë te gara për vendin e dytë.

“Më krijohet përshtypja, sikur është një betejë kush do të jetë i dyti në këtë pikë. Sepse pastaj janë pretendimet më të mëdhaja, Abdixhiku thoshte unë kryeministër dua…, ai e di mirë që rezultatet e dobëta si edhe në nivelin lokal mund të ia rrezikojnë edhe karrigen e të parit të partisë. E humbi Fushë – Kosovën dhe Obiliqin, Podujevën ka pretenduar ta kthejë Podujevën”, ka theksuar ai në emisionin FIVE.

Ai ka shtuar se opozita ka reflektuar se diçka nuk ka funksionuar dhe se fushata zgjedhore e ardhshme mund të ndryshojë dinamikën, nëse partitë arrijnë të prezantojnë njerëz me vizion dhe angazhim për të ardhmen e Kosovës.

“E mira do të ishte që në listën e deputetëve të kemi njerëz që kanë vizion, dhe të dijnë të japin përgjigje për brezin e ri kah duhet të ecë Kosova dhjetë vitet e ardhshme.  Unë kam dyshim të gjitha partitë a e kanë një elitë politik zgjedhur aty domethënë deputetëve që vërtetë e kanë preokupim ecjen e Kosovës apo e kanë mirëmbajtjen të aspektit financiar të vetës dhe miqve të vetë”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, edhe ndryshimi i vetëm me tre ose katër deputetë, mund të ndryshojnë krejtësisht dinamikën e brendshme dhe mund ta bëjnë partinë e parë më të përgjegjshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika