Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është propozuar zyrtarisht sërish kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kandidatura e tij është miratuar me votim unanim në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, duke i dhënë Kurtit mbështetjen e plotë për garën e ardhshme zgjedhore më 28 dhjetor.
Kurti ka theksuar se jemi para zgjedhjeve te reja pa dëshirën e tij dhe vullnetin e Lëvizjes, por “si pasoje e refuzimit nga partitë tjera” për të pasur çfarëdo bashkëpunimi me ta.
Ai ka theksuar se nuk ka një krizë ekonomike në vend, “nuk ka krizë financiare apo buxhetore, por ka një krizë legale procedruale nga bllokimet e opozitës e cila po synon qartazi që këtë ta shndërroj në krizë sociale”.
Lajmi do të përditësohet…