LDK–Nisma drejt marrëveshjes? Kica-Xhelili: Vendimi final shumë shpejt

Mundësia e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate po bëhet gjithnjë e më shumë temë diskutimi, teksa zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrohen.

Nënkryetarja e LDK-së, Dorasa Kica-Xhelili, në Debat Plus, konfirmoi se bisedimet me Nismën po zhvillohen, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

Sipas saj, LDK-ja ka qenë e hapur për dialog me partitë më të vogla, përfshirë Nismën.

“Ne kemi qenë të hapur që të diskutojmë me partitë me të vogla. Dhe ideja ka qenë që diskutimi me to të jetë një iniciativë e një dialogu më shumë parimor sesa i konfirmuar. Dhe rrjedhimisht të gjitha kompetenca me këto negociata, si kryesi dhe kryesi e ngushtë ia kemi dhënë kryetarit Abdixhiku. Të them të drejtën nuk është se jam involvuar shumë këto ditë. Mirëpo nuk kam ndonjë konfirmim final nëse do të jetë pjesë e listës ose jo. shumë shpejt do a kuptoni nëse do të jetë pjesë e listë ose jo. konfirmim final nuk kam për momentin”, ka thënë Kica-Xhelili.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika