Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar si një ekstremist i antisistemit.
Në Debat Plus, ajo ka theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë kanë vërejtur pasojat e qeverisjes së Kurtit.
“Fatkeqësisht kryeministri në detyrë është ekstremist i antisistemit. Dhe këtë e kemi thënë vazhdimisht. Kur flasim për urgjencë kombëtare, këtë urgjencë nuk e shoh kësti 8 muaj. Unë e shoh qe 4 vite. Nuk më është dashur të pres si këta nuk e respektojnë Kushtetutën e Kosovës në përzgjedhjen e kryetari të Kuvendit. E as nuk më është dashur t’i pres se si këta e bllokojnë Kuvendin për 8 muaj. Sepse e kam ditur. Çka mendoj që është dallimi, është se e kanë parë qytetarët e Kosovës atë çka e kemi thënë ne. Dhe mendoj që ky ndryshim i rrethanave kur shpërfaqet kaq brutalisht. Ajo që ne e kemi thënë teorikisht që po ndodh. Mendoj që është e pamundur që qytetari të mos e vërejë. A është e mjaftueshme ta transmetojmë në publik, atë vlerësim e bëni ju se sa ne..
Sepse kur kemi folur se një ekstremizëm i tillë antisistem prodhon sistem autoritar. Sepse është ‘by the book’. I merr i lexon librat nëpër krejt botën se si janë zhbërë demokracitë iu del Albin Kurti i përshkruar. Kaq e thjesht është kjo punë”, ka thënë Kica-Xhelili.