Krasniqi: Qeverisja e Ramiz Lladrovcit në Drenas është model edhe për komunat më të mëdha

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar komunën e Drenasit, për të cilën është shprehur se qeverisja në këtë komunë është model edhe për komunat më të mëdha

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, dhe kryEtari i PDK-së Memli Krasniqi.

Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se është jashtëzakonisht i lumtur për vizitën që i ka bërë komunës së Drenasit.

Ai ka thënë se qeverisja e kryetarit Ramiz Lladrovci, në Drenas, është model edhe për komunat më të mëdha, si për nga cilësia e administratës e deri te transparenca dhe përfaqësimi gjinor.

“Qeverisja e Ramiz Lladrovcit në Drenas tashmë është model edhe për komunat më të mëdha, që nga cilësia e administratës, investimet infrastrukturore, transparenca e deri te përfaqësimi gjinor”, ka shkruar Krasniqi.

Krasiniqi së bashku me kryetarin e kësaj komune kanë vizituar shumë projekte, të cilat janë duke u realizuar në këtë komunë. Ai ka theksuar se këto projekte po realizohen pa mbështejen e Qeverisë.

Ramiz Ladrovci dhe Memli Krasniqi, duke vizituar ndërtimin e urës në Dobroshec.

“Së bashku me Kryetarin Lladrovci dhe ekipin e tij, pamë shumë projekte të reja, nga ndërtimi i urës në Dobroshec, ngritja e kapaciteteve të ujësjellësit në Çikatovë të Vjetër dhe ndërtimi i kolektorit për grumbullumin e ujërave të zeza në Drenas. Të gjitha këto me buxhet të komunës, dhe fatkeqësisht pa kurrfarë mbështetje nga Qeveria qendrore”, ka vazhduar Krasniqi.

Për fund ai tha se “pavarësisht sfidave e mungesës së mbështetjes, puna nuk ndalet në Drenas për të sjellë afër qytetarit qeverisjen që kemi premtuar, qeverisjen për të cilën qytetarët kanë nevojë”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika