Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.M., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.
Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, sipas KPRK-së, njofton Dukagjini.
Gjykata vlerëson se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm, pasi ekziston rreziku që i pandehuri, nëse lirohet, mund të ikë apo të arratiset, duke pasur parasysh faktin se E.M. nuk është shtetas i Republikës së Kosovës.