Mushkolaj: Lajmi më i mirë për AAK-në është numri 2, Besnik Tahiri

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar listën e kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar disa prej lëvizjeve që sipas tij kanë rëndësi të veçantë për partinë.

Ai tha në Debat Plus se vendosja e Besnik Tahirit në pozitën numër 2 është një prej zhvillimeve më pozitive, jo vetëm për AAK-në, por edhe për qytetarët.

“Prej kësaj 10-she, lajmi më i mirë për Aleancën, por edhe për mua si qytetar, është numri 2, Besnik Tahiri. Më në fund Aleanca ka kuptuar rëndësinë që e ka Tahiri si deputet. Në sytë e mi është një prej deputetëve më të përgatitur, i cili e di mirë punën dhe di të debatojë në Kuvend. Në zgjedhjet e kaluara ai ka qenë numër 10,” u shpreh Mushkolaj, duke kujtuar se atëherë AAK garonte në koalicion me Nismën.

Analisti vuri në dukje edhe pozicionimin e Gani Dreshajt në dhjetëshen e parë, të cilin e cilësoi si një lloj rikthimi, si dhe ngritjen e Arber Tolajt nga numri 34 në listën e mëparshme në numrin 5 këtë vit.

“Secila parti i di saktë interesat e veta ku ka më shumë vota. Te zoti Lekaj natyrisht ka interesa të caktuara në elektoratin prej nga vjen Pal Lekaj”, shtoi Mushkolaj.

Sipas tij, renditja e kandidatëve reflekton qartë strategjinë elektorale që AAK synon të ndjekë në këto zgjedhje.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika