Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur mbledhjen e 93-të për vitin 2025, e cila do të mbahet sot në ora 13:30, në zyrat e KQZ-së.
Në këtë takim pritet të shqyrtohen disa pika kyçe të procesit zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Këshilli për Operacione Zgjedhore do të shqyrtojë dhe miratojë formulën e Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta dhe ato me kushte, si dhe përbërjen e ekipeve për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Këshilli për Personel do të diskutojë listën e kandidatëve potencialë për anëtarë të Komisionit të Pranimit për pozitat e nivelit të ulët drejtues.
Në pikën “Të ndryshme” do të trajtohen çështje tjera procedurale dhe organizative që lidhen me procesin zgjedhor.