Mehaj u bën thirrje politikanëve për gjuhën: Vendi ka nevojë për qetësi dhe maturi

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vlerëson se parazgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjes së presidentit vendi ka nevojë për qetësi, maturi dhe bashkëpunim.

Kësisoj, Mehaj u ka bërë thirrje politikanëve që të kenë kujdes në gjuhën që përdorin gjatë kësaj kohe, por edhe në përgjithësi, njofton Dukagjini.

“I njoh të gjithë liderët e partive shqiptare askush prej jush nuk është kundër Republikës, kundër kombit tonë apo kundër interesit të Kosovës. Këto gjuhë nuk na forcojnë, vetëm na dobësojnë. Inati personal, luftërat e kota politike dhe përplasjet e panevojshme nuk mund të vendosen mbi interesin e shtetit. Inati nuk mund të jetë më i madh se vlera e Kosovës, e popullit tonë dhe e së ardhmes së vendit. Sa herë humbim kohë duke u grindur mes vete, vetëm ata që se duan Kosovën të fortë përfitojnë”, ka thënë Mehaj.

Mes tjerash, Mehaj thotë se pavarësisht dallimeve politike të gjithë duhet të bashkëpunojnë për ligjet, marrëveshjet e procese të tjera të shtetit.

“Pavarësisht dallimeve politike, bashkëpunoni për ligjet, marrëveshjet, buxhetin dhe proceset e shtetit. Kosova nuk e përballon më barrën e përçarjes, humbjes së kohës, shpenzimeve të kota e bllokadave të panevojshme sidomos tani, kur kemi hyrë në një fazë vendimtare drejt integrimit euro-atlantik. Ju ftoj të garoni me programe të realizueshme, të dobishme dhe të ndershme. Programe që e ngrisin Kosovën, jo që e dëmtojnë kundërshtarin politik. Qytetarët meritojnë ide të mira, punë konkrete dhe vizion për katër vitet e ardhshme, jo akuza boshe. Kjo është koha që secili prej nesh ta vendosë Kosovën para vetvetes, para partisë dhe para çdo interesi personal. Vetëm kështu ndërtojmë zgjedhje të qeta, të drejta e të besueshme dhe një shtet që u shërben qytetarëve të vet, jo interesave të ngushta. E ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi ynë sot dhe nesër” ka shkruar Mehaj.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika