Presioni mbi Xabi Alonson – Real Madridi ‘i detyruar’ të fitojë ndaj Alavesit

Real Madridi rikthehet në aksion në La Liga këtë të diel, ku do të udhëtojë drejt stadiumit Mendizorroza për t’u përballur me Alavesin.

Ndeshja vjen në një moment vendimtar për “Los Blancos”, teksa presioni mbi trajnerin Xabi Alonso është rritur ndjeshëm pas rezultateve zhgënjyese.

Fitorja e Barcelonës ndaj Osasunës të shtunën ka thelluar diferencën në shtatë pikë në krye të tabelës, duke e bërë fitoren ndaj Alavesit të domosdoshme për Real Madridin në garën për titull.

Kylian Mbappe është i gatshëm për këtë takim, pasi mungoi në humbjen e mesjavës ndaj Manchester Cityt për shkak të shqetësimeve në gju.

Megjithatë, sipas Marca, francezi nuk pritet ta nisë nga minuta e parë, me Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior që do të formojnë dyshen sulmuese.

Problemet e Real Madridit nuk mungojnë as në mbrojtje. Alvaro Carreras dhe Fran Garcia janë të pezulluar, ndërsa Ferland Mendy është i lënduar.

Si pasojë, Alonso pritet t’i japë debutimin si titullar me ekipin e parë mbrojtësit të ri Victor Valdepenas, i cili do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në qendër të mbrojtjes, Dean Huijsen do të rikthehet për të zëvendësuar Antonio Rudigerin, i cili mungon për shkak të shqetësimeve fizike.

Ndryshimi tjetër i vetëm nga humbja ndaj Manchester Cityt pritet të jetë aktivizimi i Arda Gulerit në vend të Gonzalo Garcias.

Në anën tjetër, Alaves pritet të bëjë vetëm një ndryshim nga fitorja e fundit ndaj Real Sociedadit. Ish-mesfushori i Real Madridit, Antonio Blanco, rikthehet pas pezullimit dhe pritet të startojë në vend të Ander Guevaras.

Ndeshja e së dielës konsiderohet vendimtare për Real Madridin dhe Xabi Alonson. “Los Blancos” nuk kanë më hapësirë për gabime nëse synojnë të qëndrojnë në garë për titullin kampion në La Liga.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika