Sekuestrohen mbi 6 tonë mallra të kontrabanduara në Mitrovicë

Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ ditën e enjte gjatë kontrollimit kanë sekuestruar rreth 6 tonë mallra të kontrabanduara në regjionin e Mitrovicës

Kapen 6 ton mallra të kontabanduara në regjionin e Mitrovicës

Më datën 7 korrik 2022, Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ, kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Njësitet e Doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjetet transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Në këto automjete janë gjetur pije joalkoolike, vaj ushqimor si dhe nitrosolvent. Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitrosolvent, ndërsa në automjetin e dytë janë gjetur rreth 1470 litra pije joalkoolike, në automjetin e tretë janë gjetur 2329 litra pije joalkoolike si dhe në automjetin e katërt janë hasur 900 litra tretës/nitrosolvent

Ilustrim

Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestruar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm, parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika