Përfundon seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin Banjska, ku gjatë kësaj seance ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarëve kyç në këtë proces gjyqësor.

Sipas raportimit të gazetares së Dukagjinit, Dorentina Thaçi, nga salla e gjyqit, trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e prokurorit special që dëshmia e Dragana Antonijeviq të lexohet në gjykatë. Vendimi është marrë për shkak se e njëjta, ndonëse është ftuar disa herë për të dëshmuar, nuk është paraqitur në gjykatë, me arsyetimin se ndodhet në Serbi dhe nuk ka qenë e mundur sigurimi i pranisë së saj fizike.

Po ashtu, kryetari i trupit gjykues ka lënë pezull dëshminë e një personi tjetër, i cili ndodhet në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit të gjykatës, autoritetet gjyqësore në Shkup kanë bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore dhe teknike për realizimin e kësaj dëshmie nga atje.

Ndërkohë, pas këtyre vendimeve, seanca gjyqësore për rastin Banjska ka përfunduar, pasi trupi gjykues ka aprovuar edhe kërkesën e mbrojtjes për dëgjimin e një dëshmitari në vazhdim të procesit gjyqësor.

Seanca e radhës pritet të caktohet në ditët në vijim.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika