Gëzim Hazrolli, kandidat i LDK-së për deputet, ka treguar se është kontaktuar nga disa subjekte politike, përfshirë LVV-në, por ka vendosur t’i bashkohet listës së LDK-së që kryeson Lumir Abdixhiku.
“[A ke pasur ftesa nga subjektet tjera politike?] Jam kontaktuar po… Nuk i kam refuzuar por jam përcaktuar për LDK. Të gjitha, [përfshirë LVV]? Të gjitha”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
“Këtë vit jam pensionuar…Që nga maji kam qenë i pyetur prej shumë tjerëve çka më tutje, dhe ka qenë një analizë e imja personale ku mund të japë kontributin por në edukimet e para të edukimit ushtarak ne kemi mësuar që duhet ti shërbejmë atdheut tërë jetën dhe mendoj se nuk e kam përfunduar shërbimin tim dhe jam shumë i bindur se mundësia e vetme për të qenë aktiv dhe duke mos tentu që të kritikojmë nga anash është qe të futemi me një aktivitet që mund të ndihmojmë fushën qe njohim mirë”, ka theksuar tutje ai.
“Argumenti kryesor që kam vlerësuar se është një ambient ku mund të jap kontributin tim, në LDK, është një pjesë e njerëzve që i kam takuar gjatë karrierës sime që i vlerësoj”.